Tuesday, July 21, 2009
Tuesday, March 3, 2009
Ç’është Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri”?!
Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri” (Komuniteti Kulturor i Çamërisë) është një OJQ shqiptare, me qendër në Tiranë, e themeluar nga një grup gazetarësh, shkrimtarësh, artistësh e intelektualësh, miq e dashamirë të poetit, prozatorit dhe publicistit të shquar disident Bilal Xhaferri, e cila synon madhështimin e kësaj figure të nëpërkëmbur e të flakur në harresë prej ish diktaturës komuniste dhe lartësimin e vlerave të kulturës sonë kombëtare përballë vlerave të qytetërimeve të përparuara botërore, veçanërisht ato të Çamërisë martire.
Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri” është themeluar në vitin 1993 dhe e miratuar ligjërisht më 1994 si institucion kulturor i specializuar shumëfunksional në vazhdën e zgjerimit të veprimtarisë së shtëpisë botuese “Bilal Xhaferri”, e cila ishte krijuar që në vitin 1991 prej shkrimtarit Shefki Hysa, si një nga entet e para botuese të periudhës postkomuniste me synim për të përzgjedhur e publikuar vlerat më të spikatura të letërsisë botërore, të letërsisë disidente shqiptare dhe të krijimtarisë së talenteve të reja që janë të rrezikuara të humbasin në kushtet e vështira të ekonomisë së tregut.
Bumi i botimeve të kësaj shtëpie botuese si dhe jehona e madhe e veprimtarisë së saj në ato vite, krijoi idenë se duhej themeluar një institucion me hapësira e fushëveprim ligjor më të mëdha se ato të një enti të thjeshtë botues. Pra, dilte si domosdoshmëri krijimi i një organizmi kulturor shumëfunksional më dinjitar, një organizatë jofitimprurëse që të përfshinte edhe fushën e botimeve dhe njëkohësisht të kishte mundësitë e bashkëveprimit me institucione qeveritare e joqeveritare në të gjitha këndvështrimet e jetës, brenda dhe jashtë vendit…
Një grup veprimtarësh çamë së bashku me miqtë e tyre në krahina të ndryshme të Shqipërisë dhe në Diasporë, diskutuan gjatë me intelektualët më të mirë të Komunitetit Kulturor të Çamërisë dhe në bashkëpunim me shumë e shumë shkrimtarë, artistë e intelektualë të tjerë shqiptarë, miq e dashamirë të Bilal Xhaferrit e të Çështjes Çame, vendosëm të krijonin një shoqatë kulturore, që të kishte përveç shtëpisë botuese, edhe shtypin e saj. Pra, duhej të krijonin një organizatë jo qeveritare si Lidhja Çame që kishte krijuar Bilal Xhaferri në Çikago, SHBA apo diçka të përafërt me shoqatën “Çamëria”, por që të prirej më shumë drejt kulturës çame, sesa t’i kushtohej politikës.
Si rezultat i bashkëpunimit gjatë viteve 1993 e 1994 u themelua dhe forcua Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri”, si institucion i specializuar që do ta zgjeronte veprimtarinë kulturore tej kufijve të Shqipërisë, në Kosovë e Maqedoni e gjer në SHBA për të bashkërenduar punën me Lidhjen Çame, Lidhjen Kosovare, Lidhjen Demokratike të Malit të Zi, Lidhjen e Shqiptarëve të Maqedonisë e me shumë organizata të tjera që vepronin në kontinentin amerikan. Shoqata do të ishte një zë i fuqishëm për mbështetjen e problemit çam dhe për zgjidhjen e tij në rrugë diplomatike... Pra, këtyre nismëtarëve u duhej të bëheshin nga pak diplomatë, si gjithë shkrimtarët e artistët që vetvetiu marrin rolin e ambasadorëve të kulturës së vendit të tyre… Donin s’donin, do të bëheshin misionarë të kulturës shqiptare, diplomatë të saj…
Po cilët ishin disa prej miqve që u bashkuan në tryezën e kësaj shoqate dhe që e ndihmuan me zemër shqiptari idealin çam?!… Midis tyre u shquan edhe intelektualë të mirënjohur si: Namik Mane, Pandeli Koçi, Pjetër Arbnori, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Ballkiz Halili, Dhori Karaj, Faik Teodori, Fatos M. Rrapaj, Hektor Sejko, Hekuran Halili, Namik Selmani, Martin Mato, Minella Kureta, Sokol Jakova, Vath Koreshi, Axhem Çapo, Balil Proda, Bujar Shurdhi, Qani Biraçi, Xhemil Lato e sa e sa të tjerë, jo vetëm çamë…
Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri” shumë shpejt u shtri jo vetëm në zonat e komunitetit çam, por edhe në rrethet kryesore të Shqipërisë, kudo që ndodheshin miqtë e veprës e të idealit të Bilal Xhaferrit… Krijoi marrëdhënie shumë të mira me strukturat e shtetit shqiptar, me politikanë të të gjithë spektrit politik, me të pozitës e opozitës, me më të vjetrit e më të rinjtë si: Pjetër Arbnori, Sali Berisha, Ibrahim Rugova e Fatos Nano, Aleksandër Meksi, Servet Pëllumbi e Skënder Gjinushi, Sabri Godo, Fatmir Mediu, Namik Dokle e Arian Madhi, Edi Rama, Hashim Thaçi, Gramoz Ruçi, Bamir Topi, Besnik Mustafaj e Neritan Ceka, Petro Koçi e Preç Zogaj, Ilir Meta, Pëllumb Xhufi e Sabri Hamiti, Makbule Çeço, Jozefina Topalli, Diana Çuli, Lajla Pernaska, Valentina Leskaj, Mimi Kodheli, Majlinda Bregu e sa e sa të tjerë.
Lidhjet e kësaj shoqate u shtrinë dhe u forcuan edhe me ambasada si ajo amerikane, italiane, gjermane, turke etj., apo me personalitete të diplomacisë e kulturës botërore si Hillari Clinton e Doris Pack, Miranda Vickers e James Pettifer, Marko Panela e Callenback, Dr. Haim Reitan, Amir Gilad etj.
Një brez poetësh, gazetarësh, intelektualësh e politikanësht të rinj të talentuar si Agim Mero, Alma Ahmeti, Bianka Bilali, Dylbere Dika, Florian Bulica, Fllanxa Veshi, Kadri Aliu, Kostaq Myrtaj, Ismail Murtaj, Leonora Bilali, Mina Çaushi, Rudina Hasa, Yllka Sulku, Xhulia Xhekaj e sa e sa të tjerë më vonë e më vonë, do të bëheshin ndër vite armata e madhe e luftëtarëve të idealit çam që synonte kjo shoqatë…
Revista “Krahu i shqiponjës”, e themeluar prej Bilal Xhaferrit në SHBA u bë organi që pasqyroi dhe vazhdon të pasqyrojë tërë veprimtarinë e kësaj organizate atdhetare.
Pikësynimi i saj kryesor ishte dhe mbetet madhështimi i figurës së Bilal Xhaferrit dhe i vlerave të kulturës çame e asaj shqiptare përkrah vlerave më të mira botërore... Që të realizohej ky synim, u caktua objektivi më i afërt: Rikthimi i eshtrave të Bilal Xhaferrit në Shqipëri që u realizua më 6 maj 1995 me kontributin e shtetit shqiptar dhe të shkrimtarit Shefki Hysa, kryetar i kësaj shoqate…
Dhe filloi kështu një bashkëpunim i gjatë e lodhës me të gjitha organizmat qeveritare e joqeveritare, derisa u bë e mundur që eshtrat e Bilal Xhaferrit të vinin në atdhe e të preheshin në Sarandë dhe të arriheshin edhe shumë synime të tjera në dobi të kultures shqiptare dhe të zgjidhjes përfundimtare të problemit çam…
Marrë nga libri “Diplomacia e vetëmohimit” e shkrimtarit Shefki Hysa, Tiranë, 2008

Shtëpia botuese me emrin e Bilal Xhaferrit
Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri” është një nga entet e para botuese shqiptare të periudhës postkomuniste me synim për të përzgjedhur e publikuar vlerat më të spikatura të letërsisë botërore, të letërsisë disidente shqiptare dhe të krijimtarisë së talenteve të reja që janë të rrezikuara të humbasin në kushtet e vështira të ekonomisë së tregut.
Shtëpia botuese “Bilal Xhaferri” u krijua si rezultat i mendimit se kultura, arti, letërsia dhe figurat që i përfaqësojnë, me vlerat e tyre, janë ambasadorët dhe diplomatët më bindës e më rezultativë për paraqitjen dinjitoze të një kombi përballë kombeve të tjera të qytetëruara. Më 27 janar 1992 doli leja nga Ministria e Kulturës për themelimin e këtij enti botues. Ministër aso kohe ishte shkrimtari Vath Koreshi, një ndër përkrahësit e nxitësit e fillimeve letrare të talentit Bilal Xhaferri. Vathi e firmosi gjithë entuziazëm lejen për veprimtari botuese dhe premtoi se do të jepte vazhdimisht përkrahjen e tij dhe të shumë prej miqve të Bilalit.
Atëherë ishte një periudhë kur vepra e Bilal Xhaferrit ishte e harruar. Vlerat e tij ishin të mohura prej ish-diktaturës komuniste. Ishte detyrë e intelektualëve çamë si Shefki Hysa që të përpiqeshin për lartësimin e veprës së Bilalit dhe të thesareve të folklorit dhe kulturës çame, vlera të mëdha të nëpërkëmbura që ende nuk i njihte publiku shqiptar. Nëpërmjet figurës së Bilal Xhaferrit, talent i jashtëzakonshëm që kishte shkëlqyer si një yll në horizontin e letërisë shqiptare në vitet ‘60 dhe që ishte shuar befas prej goditjes fatale që mori prej ish-diktaturës komuniste, mund të shpaloseshin para shqiptarëve dhe botës së qytetëruar, perlat e mrekullueshme të eposit popullor çam. Duke njohur këto vlera të mahnitshme të Çamërisë, shqiptarët dhe tërë dashamirët e huaj do të zgjonin interesimin dhe do të dashuroheshin pas çështjes çame, si pas një institucioni besimi të rrallë e të shenjtë që u përkiste edhe atyre.
Shtëpia botuese “Bilal Xhaferri” në sajë të aftësive, përkushtimit të madh dhe lidhjeve të shumta me politikën shqiptare e atë ndërkombëtare të shkrimtarit Shefki Hysa, u rrit shpejt dhe po përjetonte dita-ditës një bum botimesh të veprave të zgjedhura nga letërsia botërore, të librave të shkrimtarëve ish të përndjekur politikë si Pjetër Arbnori dhe veçanërisht të talenteve të reja.
Stafi i saj bënte të gjitha përpjekjet që djemtë dhe vajzat e reja plot talent, jo vetëm të Komunitetit Çam, të gjenin vetveten në shtëpinë botuese “Bilal Xhaferri”, të afirmoheshin e të mos pësonin fatin e dikurshëm të Bilalit, në periudhën e vështirë të tranzicionit të egër kapitalist që po përjetonte Shqipëria. Në vitet e para të periudhës postkomuniste ishte e vështirë të gjeje mjete monetare për botime librash dhe talentet e reja shihnin një strehë ëndrrash tek ky ent botues, pjesë përbërëse e institucionit Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri”…
Në vitin 1993 u arrit të botohej edhe romani “Krastakraus” i Bilal Xhaferrit. Ishte një nga veprat më të realizuara artistikisht me temën dhe problematikën e etnisë shqiptare aq të parapëlqyer prej këtij autori. Botimi u mundësua edhe me ndihmën e intelektuales çame Ballkiz Halili, e cila e kishte ruajtur të fshehur për vite me radhë një kopje të daktilografuar të këtij romani. Ky botim ishte një sukses i madh e i papritur . Më në fund po i paraqitej një vepër nga më dinjitozet opinionit shqiptar, jo thjesht figura e Bilalit, shkrimtarit disident të kacafytur dhëmbë për dhëmbë me ish-regjimin diktatorial shqiptar.
Numri i botimeve u rrit nga viti në vit dhe Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri” luajti një rol të madh për kombëtarizimin e ndërkombëtarizimin e problemit çam tashmë në prag të zgjidhjes.
Ja disa nga botimet më të spikatura të këtij institucioni me vlera kombëtare:
“Dashuri fatale”, romancë (1992), Alfred de Musset.
“Dashuri e përgjakur (Përtej largësive)”, romancë (1992), Bilal Xhaferri
“Lavirja e denjë për respekt”, novela (1992), Jean Paul Sartre
“Kur dynden vikingët”, novelë (1992), Pjetër Arbnori
“Krisja e zemrës”, poezi (1992), Gjin Progni
“Turtullesha dhe djalli”, tregime (1992), Shefki Hysa
“Krastakraus (Ra Berati)”, roman (1993), Bilal Xhaferri
“Mos ma kujto vdekjen”, poezi (1993), Rudina Hasa
“Rebel”, poezi (1993), Shpëtim Roqi
“Nata e qiparisave të huaj”, ese (1994), Artur Spanjolli
“Bukuroshja me hijen”, romancë (1994), Pjetër Arbnori
“Robër të paqes”, roman (1994), Shefki Hysa
“Engjëll mëkatar”, poezi (1994), Mirela Rapi
“Dosjet e gjalla”, publicistikë (1995), Agim Musta
“Pjergulla e lotëve”, poezi (1995), Namik Mane
“Kali i përmallimit”, poezi (1996), Arshin Rexha
“Yjet e ëndrrave”, poezi (1996), Etleva Shahini,
“Vorbulla”, roman (1997), Pjetër Arbnori
“Parajsa e mallkuar”, roman (1997), Shefki Hysa
“Parajsa e shitur”, poezi (2002), Dylbere Dika
“Dhe dita vdes”, tregime (2003), Dylbere Dika
“Klithmë shpirti”, poezi (2004), Liri Hidërshaj
“Aromë Çamërie”, tregime (2004), Shefki Hysa
“Mrekullitë e rreme”, tregime (2005), Shefki Hysa
“Mëkim shpirtëror”, novelë (2005), Liri Hidërshaj
“Për pak lumturi”, poezi (2006), Venka Capa
“Rrëfimi”, novelë (2006), Liri Hidërshaj
“Dialog për paqen e pamundur”, publicistikë (2006), Hysen Haxhiaj
“Pikëllim familjar”, poezi (2006), Mina Çaushi
“Me putrat tona shetitëm botën”, roman (2007), Xhulia Xhekaj
“Dodona tempulli i lashtë i Shqipërisë”, artikuj studimorë (2007), Rasim Bebo
“Pendimi”, novelë (2007), Liri Hidërshaj
“Lotët e trëndafilit”, poezi (2008), Kostaq Myrtaj etj.,etj.

Wednesday, April 23, 2008
Friday, March 14, 2008
Nga Dylbere Dika
DËSHMITARJA E DASHURISË
Patjetër që ardhja e drejtorit të ri duhet të kishte lidhje me vetmimin e madh të Zanës, ndryshe nuk mund ta kuptoje zbehtësinë e saj ato ditët e fundit.
Nuk ma kishin zënë sytë kurrë të tillë, qëkurse pata filluar punë në atë shkollë të Veriut të largët. E vlerësonim si shpirti i kolektivit të mësuesve, nënë, grua dhe mike e shtrenjtë me të cilën mund të ndaje gëzimet dhe hidhërimet e jetës. I kishte mbushur plotë të 40-tat dhe pse nuk ngjante aspak. Në të zakontë fytyra e vogël i qeshej si çupëlinë, ndërsa trupi i drejtë e i bukur të shtynte të mendoje se qe vërtetë një Zanë (ashtu siç kishte dhe emrin), e atij vendi të egër.
Ime mëmë më kish treguar se në të ri kishte qënë akoma dhe më e bukur: Shtathedhur, me flokë gështenjë që i rrinin deri poshtë belit të këputur, sy të mëdhenj të kaftë që ndizeshin si dy yje dhe brilonin nga ndriçimi, vetulla si kurorë, të cilat takoheshin shumë pranë dhe drapëronin si ngjala mbi ballin e qeshur si dhe dy buzë të vogla që kur çeleshin derdheshin plot finesë fjalët zëëmbla, ashtu si kajrafilat e Pranverës.
Ato ditë ajo, ose nuk ishte më vetvetja, ose i qe zgjuar shpirti i keq, që mbahet ndrydhur me pranga flurishente në brendësi të çdonjërit. E gjeta ulur pranë dritares, tek shikonte me kërshëri njerëzit e shumtë që nxitonin e tulateshin lokaleve. Ndodhej e vetme në sallën ku organizoheshin mbledhjet e këshillit pedagogjik apo edhe mbrëmjet argëtuese për faktin e mungesës së mjediseve. Duart e saj të mplakura, mbështetur pas xhamave, sikur tjerrnin imazhet e së shkuarës.
Diçka kërkonte të kapte që largu e ta mbante shtrënguar pas krahërorit të tromaksur, si nuk arrinte të zinte asgjë mes gishtërinjve, që shponin (që shponin) dhëmbshëm shputat e bashkuara, mërmërinte ankthshëm :
"Nuk e mohoj dot që e dua akoma… nuk e mohoj dot…".
Pikasja çdo gjë ulur shumë pranë saj, por ajo çuditërisht nuk më shikonte. Qe mbërthyer aq shumë pas atij peizazhi të qelqtë që njomej nga lotët e hidhur, sa nuk e ndiente praninë time.
Desha të afrohesha, por nuk pata guximin të tregoj se isha dëshmitare e padashur e një çasti përhumbje shpirtërore. U drodha e tëra, pastaj ktheva hapat për të ikur pa u vënë re. Kërcitja e çeliktë e bravës jehoi kumbueshëm në katër qoshet e dhomës, saqë ajo u zgjua nga meditimi e frikësuar. E vështrova paksa, duke buzëqeshur mbytur dhe u largova tymthi pa bërë fjalë. Ashtu si pa kuptuar u gjenda në klasën ku jepja mësim. Ecajoja kuturu pa e kuptuar vërtetë çfarë faji më rëndonte mbi supe.
Trokitja e derës mund të vazhdonte edhe më gjatë, në se nuk do më kujtonte njëri nga nxënësit se duhet të përgjigjesha.
Thashë një urdhëro të ngjyrur, por askush nuk hyri, ndaj u detyrova të ngrihem e ta hapja vetë derën.
Mbeta si e ngrirë kur pas portës munda të shquaj fytyrën e zbehtë të Zanës, që përpiqej të më buzëqeshte si me zor.
- Dua të të pyes për diçka, - më belbëzoi ajo si me përshtjellim e dridhje, ndërsa sytë i qenë gërryer si natyra pas një rrebeshi shiu.
Në shikimin e saj të mjergullt vihej re angoshie, trishtim, por edhe shumë dashuri.
Ishte mbase ajo dashuri që e kishte kthyer ato ditë në një detth të shkretë, i cili rrapëllinte herë-herë nga dallgët e shpirtit.
Mbi flokët që i pushonin krahëve vija re kristalet e fisnikërisë, dëshmi të të djeshmeve të një jete të trazuar.
Më lindi dëshira ta përqafoja, por ndruhesha nga vetvetja.
- Nuk i them njeriu, - nxora dhe thashë si të më qe kërkuar heshtja, kundrejt asaj skene pikëlluese të pa emër.
- Nuk dyshoj tek diçka e tillë, - m’u hakërrua ajo.
Ngrita supet hutueshëm.
- Kam nevojë të mbështes kokën mbi një krahëror që të më kuptojë e të më falë ngrohtësi në vend të përçmimit që më ka ndjekur si hije gjithë jetës, - psherëtiu dënesshëm.
- Duhmi i fjalëve nuk ia ndaloi dot lotët, të cilët shkanë gërryeshëm mbi faqet e tejskuqura.
Asgjë nuk më pengonte tashmë ta mbërtheja në krahët e mi e t’i dhuroja sado pak ngrohtësi, për të cilën ajo kishte shumë nevojë.
Klithmat dhe shpamat e shpirtit të vrarë më përshkonin tejembanë krahërorin. Qante si fëmijë i lënduar në sedër, që nuk gjen dot forcën e duhur për ta goditur m’u në zemër malin e hekurt të zhgënjimeve. Si nëpër dhëmbë kapërdinte të njëjtat fjalë : "Ai nuk do të jetë më… nuk do të jetë më"…
- Zana, çfarë të shqetëson kaq shumë? Kush nuk do të jetë më, - e shkunda e frikësuar nga zbehtësia e fytyrës që më turropatej brenda gjoksit.
Ajo papritmas u shkëput lehtë nga krahët e nisi të më vështronte mendueshëm. Më zuri për dore e më ftoi në heshtje ta ndiqja. Hapat e saj të rëndë numëroheshin me lehtësi, jehona e tyre përplasej tek muret e larta e kthehej si kumbim tingujsh të çjerrë. U ulëm në njërën nga klasat bosh. Pasi fshau me dënesë m’u lut të mbyllja derën e të ulesha diku pranë saj. Nisi të më rrëfehej pa më shikuar, duke e tretur vështrimin larg.
- Vite më parë u dashurova me një djalë nga këto anë. Më rrëmbeu gjithçka e tija që fliste në emër të përsosmërisë. Trupi i drejtë e i mbushur, fytyra e rrumbullakët dhe e këndshme, sytë inkandeshentë, që shprushnin zellin e ndjenjave të mia dhe tërë qenia burrërore që më shfaqej në çdo ëndërr. Sapo isha kthyer nga fakulteti e më kishin emëruar si mësuese në shkollën ku ai jepte mësim. Tirana më pati mbushur me llavën e flaktë të jetës, ndërsa ndienja për të më zgjonte shpresën dhe dëshirën, me të cilat çdo i ri ndërton të nesërmet. Dashuria jonë lindi ndër duart e pamundësisë dhe u strehua përjetësisht në thellimin e ditëve pakthim. Prindërit, edhe pse më donin shumë nuk shkelnin dot mbi paragjykimet e vjetëruara, ndërsa vëllezërit ishin më të vegjël e nuk arrinin ta kuptonin ndjenjën time të sinqertë.
Ika nga shtëpia për të ndjekur zërin e dashurisë, por nuk munda që ta realizoj dot ëndrrën time.
Dikush kish folur keq për mua e princit të fjetur i ish ndërruar mendja.
Prita ditë e netë të tëra, prita muaj e vite që ai njeri të më shfaqej si një vezullim i florinjtë e të më kërkonte ndjesë për vonesën, por jo… Iu nënshtrova fatit. Jeta ime rrodhi si një lumë në shtratin e tij të gërryer, herë i qetë e herë i rrëmbyer, lumë që buronte nga dallgët e detit që mbaja ndrydhur brenda. Burri im i ardhshëm qe njeri i vrazhdë e i thjeshtë, por i ndershëm. Punonte me mish e me shpirt për të siguruar jetën e fëmijëve tanë.
Unë e kam respektuar gjithmonë atë. Ishte babai i fëmijëve të mi, por ama nuk munda ta zëvendësoj me dashurinë time të vetme.
Dashuria e atij djaloshi më kishte kthyer në skllave të ndjenjave që nuk e panë kurrë dritën e kënaqësisë. E vetmja kënaqësi që mundja të ndjeja ishte ta vëzhgoja gjithmonë kur nuk kishte njerëz e t’u përkëdhelesha syve të tij të penduar.
Isha mësuar që dëshirat t’i lidhja me imazhin e tij dhe pse pas ndarjes nuk kishim mundur t’i tregonim njëri-tjetrit sa vuanim…
Zana befas heshti e ngrysur si një pragnate. Pas një cope ankthi hapi gojën për të shqiptuar diçka :
- Është…
Kur po matej të më thoshte emrin e tij e ndërpreva, duke i folur e shushuritur ngadalë.
- Shshsht… shshsht… dëshmitarët e dashurisë nuk kanë nevojë për emër, – këmbëngula mërmërimthi.
Arrija ta kuptoja më së miri se për kë bëhej fjalë. Drejtori i ri qe princi i ëndrrave të shkërmoqura të së vuajturës Zanë. E mbaja në krahët e mbledhur pas trupit të brishtë dhe nuk guxoja ta pyes se ç’kishte ndërmend të bënte me dashurinë.
Nisi të më shkëputej nga krahërori si një degë e lartë që pritet ngadalë dhe më foli e vendosur :
- Unë e varrosa dashurinë brenda zemrës së vuajtur që ta mbaja përjetësisht aty dhe, që ajo të mos mbetej pa një emër, ta tregova ty.
Kur dolëm nga salla e mësuesve po prisnin dy nxënës, qe vajza e tij dhe djali i saj. Ishin moshatarë dhe shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin.
E vura re jo pa kureshtje sjelljen e Zanës. Ajo përkëdheli me dashuri vajzën dhe u kthye nga i biri, pastaj e mbërtheu në krah si të qe friguar papritur se mos ia rrëmbente njeri.
Ashtu të përqafuar i pashë të shkonin për në shtëpi, derisa u tretën në hapësirën e pafund të natyrës.

Saturday, March 1, 2008
Rebelja dhe "Parajsa e shitur"
(Thashethem për kureshtarët)
Shënime për vëllimin poetik të poetes Dylbere Dika
Kisha kohë pa lexuar krijimtari të autorëve të rinj dhe, sapo lexova poezitë e para të poetes së re Dylbere Dika, nga Sllova e Dibrës, ndjeva një befasi të këndshme në vetvete. U shkëputa nga rutina e së përditshmes, siç shkëputet papritmas një gulsh llave nga një vullkan i heshtur dhe u ndjeva i përtëritur. Më dukej se më kishte përfshirë një zgjim i veçantë pranveror dhe kuptohej lehtë se arsyeja e vetme e përtëritjes sime ishte ajo buqetë ndjenjash që po më dhuronte, nëpërmjet vëllimit të saj poetik "Parajsa e shitur", ende pa botuar, Dylberja njëzetedyvjeçare (datëlindja 4 shtator 1979), e cila sapo i ka kapërcyer livadhet e adoleshencës.
"Dhe tani s’ke ndryshuar shumë
Më rend si mëzi pa të zot lëndinave dhe thua:
Është bota zhyl dhe dhunë"…
Pra, si personazhi i vargjeve, edhe poetja është po ajo, adoleshntja e pandreqshme, çamarroke, që paragjykon e gjykon botën tonë dhe nuk përton ta cilësojë atë edhe si parajsa e shitur, ashtu e rebeluar siç ndihet nga përplasja me paudhësitë e jetës.
Poete rebele! E rebeluar në shpirt nga bukuritë e jetës, pronë e të pushtetëshmëve të kësaj bote, mollë të ndaluara për njerëzit e thjeshtë. Vetëm bukuritë e natyrës u lejohet të gëzojnë të thjeshtëve, të njerëzishmëve…
Me të drejtë ndihem edhe unë i brengosur si poetja e shprehur në vargje:
"Udhëtoj me veten:
Me kokë ndër duar,
Me brengë në zemër.
Vdekje me të drejtë.
Vërtet poetja i uron vdekjen botës!?
Jo! Kurrsesi jo! Njeriu që i këndon krijimit të Parajsës tokësore, që krijon edhe vetë sa mundet, nën shembëlltyrën e të Madhit Zot, nuk mund të pajtohet me vdekjen! Ajo dëshiron vdekjen e së keqes!
Për këtë ëndërron dhe shprehet në poezitë e veta Dylberja, kjo adoleshente e pandreqshme.
Le t’i urojmë Dylberes fat të kapërcejë Ylberin e dëshirave dhe të bëhet një poete e madhe, ashtu siç ëndërron, dhe t’i dhurojë njerëzimit krijimtari edhe më të bukur nga vëllimi i saj poetik "Parajsa e shitur", të cilin po e merr në dorë, i dashur lexues!
Shefki HYSA

Subscribe to:
Posts (Atom)